Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka zgjedhur formacionin më të mirë të dekadës, formacion i cili është i mbushur me yje dhe nuk mungojnë dyshja Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Dekada e fundit në futbollin evropian ka qenë njëra nga më interesante, ndërsa është dominuar nga skuadrat spanjolle dhe lojtarët që kanë luajtur në dy klubet më të mëdha, Real Madrid dhe Barcelona.
IFFHS ka përpiluar një formacion që sipas tyre është më i miri i dekadës, ndërsa pjesë e tyre janë shumë yje aktuale të dy skuadrave spanjolle dhe lojtarë që kanë luajtur aty në të kaluarën.

Yjet e tanishëm të Realit, Sergio Ramos, Marcelo, Luka Modric dhe Toni Kroos janë bashkuar me ish-shokun e skuadrës Cristiano Ronaldo, ndërsa Lionel Messi dhe Andres Iniesta përbëjnë kontingjentin Blaugrana.
Pjesa tjetër e ekipit përbëhet nga Manuel Neuer, Phillip Lahm, Virgil van Dijk dhe Robert Lewandoski.

Ky formacion padyshim se mund të krijoj debat, pasi mungojnë emra tjerë të mëdhenj që kanë bërë karrierë të bujshme këtë dekadë si Luis Suarez, Neymar, Zlatan Ibrahimovic, Gareth Bale, Sergio Aguero, Arjen Robben dheFranck Ribery.
Më poshtë mund të bëni komente nëse pajtoheni ose jo më formacionin e dekadës nga IFFHS.
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...
Rama dënon sulmin e armatosur në eventin ku ndodhej Trump: G...