Zëdhënësi për media i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se sot KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës.
Ky është rendi i ditës:
1. Hyrje – Znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;
3. Aktivitetet e ZRPPC-së:
– Shqyrtimi dhe miratimi i udhëzuesit për tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 14 shkurt 2021.
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditim të vëzhguesve.
4. Raport i Këshillave të KQZ-së:
Këshilli për Operacione Zgjedhore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për bartjen e votuesve nga Qendra e Votimit 2133B që gjendet në shkollën fillore “Dëshmorët e Qyqavicës” të fshatit Dashec për në Qendrën e Votimit 2132B që gjendet në shkollën fillore “Pavarësia” të fshatit Baks, komuna Skënderaj.
– Shqyrtimi dhe miratimi i plotësimit dhe zëvendësimeve për anëtar të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në komunat: Shtime, Zubin Potok, Mamushë dhe Graçanicë.
Këshilli për Buxhet dhe Financa:
– Shqyrtimi dhe miratimi i raportit vjetor financiar të KQZ-së për vitin 2020.
– Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të auditimit të brendshëm për vitin 2020.
5. Të ndryshme;
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...