Cristiano Ronaldo i ka shkelur ligjet kundër pandemisë së koronavirusit në Itali përsëri, duke qëndruar në një hotel të mbyllur zyrtarisht dhe duke e futur në një zonë ku ndalohej hyrja.
Ronaldo i shpërfilli ligjet e Covid-19 bashkë me Georgina Rodriguezin për ta festuar ditëlindjen e 27-të të saj, duke e kaluar kufirin mes Piedmont dhe Valle D’Aostra.
Sulmuesi i Juventusit dhe partnerja e tij Georgina qëndruan në një hotel që ishte i mbyllur zyrtarisht dhe shkuan për të skijuar në një zonë të ndaluar.
Ronaldo nuk u ftua nga Juventusi për ndeshje çerekfinale në Kupën e Italisë kundër SPAL-it, të cilën bardhezinjtë e fituan lehtësisht 4:0 edhe në mungesë të tij.
35-vjeçari e shfrytëzoi këtë mundësi për t’i kaluar dy ditë në borë në zonën Val Veny, dhe sipas Il Corriere dello Sport, ai dhe Georgina u kthye në Courmayeur, ku ajo e kishte festuar ditëlindjen edhe vitin e kaluar, dhe qëndruan në një hotel të mbyllur zyrtarisht.
E përditshmja italiane raporton se ata nuk janë gjobitur.
Ronaldo e kishte postuar një video nga qëndrimi në zonën e ndaluar, të cilën e ka fshirë menjëherë.

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh sot krerët e bashkive në P...
Projektligji për çmimet tavan, Kurti:Po mbrojmë lirinë e tre...
Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimi...
Trump vendos tarifa të reja doganore për ilaçet e importuara
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...