Tri vjedhje të rënda janë raportuar brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës.
Të gjitha këto vjedhje ndodhën në orare të ndryshme, por që të gjitha në të njëjtën ditë, raporton arbresh.info
Ky është njoftimi i plotë:
Prishtinë 27.01.2021 – 06:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, persona të panjohur pasi i kanë hapur me forcë lokalin, i cili ofron shërbime postare kanë vjedhur para të gatshme dhe gjësende tjera si dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke hetuar rastin.
Prishtinë NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë e tij, dyshohet se e dyshuara femër kosovare ka vjedhur stoli ari . Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Kampusi Universitar, Prishtinë 27.01.2021 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që i njëjti ja kishte vjedhur një telefon viktimës mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar telefoni dhe i njëjti ju është kthyer viktimës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Begaj në Jordani: Intensifikojmë marrëdhëniet mes dy vendeve...
Hajnat futen në një shtëpi në Klinë, vjedhin para dhe stoli ...
Vjedhje e rëndë në Viti, policia po heton rastin
Një person gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, rasti nën...
Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë
Artan Grubi kthehet në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Bl...