Partia Socialdemokrate e ka mbajtur sot një aktivitet para presidencës.
Para mediave ka folur Nol Nushi nga ky subjekt.
Nushi ka thënë se Osmani i ka kthyer veturat e presidencës në vetura të partisë.
“Veturat e presidencës janë bërë vetura të partisë, ne kemi qenë dëshmitar si institucionet e shtetit janë kapur më herët, Kurti po do t’i marrë tash krejt institucionet, e Vjosa Osmani po shërben si instrument për këtë. Osmani është përshtatur me mendësinë totalitare të Kurtit, po përdor metoda të shantazhit e kërcënimit”, shtoi Nushi.
E pikërisht para presidencës PSD ka vendosur një baner ku shkruhet “Lëvizja Vetëvendosje – Nëndega presidencë”./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës