Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, thotë se të gjithë trajnerët janë të vetëdijshëm se do të shkarkohen nga detyra, nëse nuk marrin rezultate të mira, pas shkarkimit të Frank Lampardit nga Chelsea.
Ish-mesfushori i Chelseat dhe Manchester City ishte në krye të skuadrës në Stamford Bridge vetëm 18 muaj, por u largua sepse të kaltrit i fituan vetëm pesë nga tetë ndeshjet e fundit në Premierligë, raporton Gazeta Express.
Vendin e tij në stolin e Chelseat pritet ta zërë Thomas Tuchel, i cili muaj më parë u shkarkua nga Paris Saint-Germain.
Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich Guardiola nuk është shkarkuar asnjëherë gjatë 12 vjetëve si trajner, por thotë se frika ekziston gjithmonë.
“Trajner i ri apo i vjetër, këtu duhet të fitosh. Njerëzit flasin për projekte dhe ide, por ato nuk ekzistojnë. Duhet të fitosh, sepse nëse nuk fiton, shkarkohesh”, tha Guardiola.
“E respektoj vendimin e Chelseat, natyrisht, por jam adhurues i madh i Lampardit dhe shpresoj ta takoj së shpejti. Kur të hiqet karantina, do ta takoj atë në një restorant përsëri”, shtoi ai.
“Ne trajnerët varemi nga rezultatet, jo nga mënyra sesi luajmë, apo filozofia apo projektet. Duhet të korrësh rezultate. Nëse nuk e bën, atëherë të zëvendësojnë me trajner tjetër”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...