Ndoshta mbrojtësi Sergio Reguilon nuk do mbetet edhe për shumë kohë te klubi anglez, Tottenham.
Reali e shiti në verë spanjollin, por në marrëveshje shkruhet edhe mundësia e riblerjes për 45 milionë euro, transmeton lajmi.net.
Sipas Sport, “Los Blancos” duan ta aktivizojnë këtë mundësi, meqenëse janë mahnitur nga super paraqitjet e lojtarit.
Gjithashtu në verë, Marcelo pritet të largohet, andaj klubi spanjoll i duhet një lojtar që të garojë me Ferland Mendyn për pozitën në formacionin bazë.
Reguilon ka qenë i padiskutueshëm te Tottenhami, andaj skuadra e Jose Mourinhos do bëjë çmos që ta mbajë në skuadër.
Mbetet të shihet nëse Reguilon do pranoi të rikthehet te Reali, ngase është duke shkëlqyer nën urdhrat e Mourinhos.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...