Njerëzit që e kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit, ende janë një kërcënim, sepse ata mund të përhapin virusin nëse nuk ndjekin rregullat e bllokimit, ka paralajmëruar zv. shefi mjeksor në Angli.
Në një artikull për Sunday Telegraph, Profesori Jonathan Van-Tam theksoi se shkencëtarët “nuk e dinë ende ndikimin e vaksinës në transmetim”, transmeton portal arbresh.info
Ai shtoi se vaksinat ofrojnë shpresë, por shkalla e infeksionit duhet të ulet shpejt në mënyrë që të tejkalohet pandemia.

Vetëm gjatë kësaj rreth 32 vende vaksinash janë vendosur në tërë Anglinë.
Prof Van-Tam tha se “asnjë vaksinë nuk ka qenë kurrë” 100% efektive, kështu që nuk ka mbrojtje të garantuar.
Është e e mundur të kontraktohet virusi në periudhën dy deri në tre javë pas marrjes së një vaksine, tha ai, ndërsa shtoi se është “më mirë” të lejohen “të paktën tre javë” për një përgjigje imune të zhvillohet plotësisht tek njerëzit e moshuar.
Më shumë se 5.8 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës, sipas panelit të qeverisë të koronavirusit./arbresh.info/
Policia për vrasjen në Dragash: Në vendngjarje s’është vërej...
Trump për raportet me Evropën:Ata më trajtojnë mirë, por kan...
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...