Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit me inicialet A.I.
Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 21.01.2021, në shtëpinë e të pandehurit në fshatin Beguncë të Komunës së Vitisë, gjatë bastisjes është gjetur një arsenal i armëve dhe municionit.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:
Dy armë të zjarrit AK-47,
Dy karikatorëme gjithsejtë 24 fishekë të kalibrit 7.62mm,
Dy karikatorë me nga 30 fishekëtë kalibrit 7.62mm,
15 pako me gjithsejtë 225 fishekë të kalibrit 7.62mm,
143 fishekë të kalibrit 9mm,
Një pistoletëZigana 9x19mm me dy karikatorë,
Një pistoletë SFRJ 7.62mm me karikator,
Një pistoletë e kalibrit 7.62mm T,
Një pistoletë TT me një karikator,
Dy karikatorë të revolverëve me 37 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
Njëleje për lëvizje me armë,
Pesë gëzhoja të kalibrit 7.62mm të AK-47 dhe 4 gëzhoja të kalibrit 7.62mm të pistoletës.
Me këto veprime,ipandehuridyshohet se ka kryer veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” veprae sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, për zhvillimin me sukses të procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...