Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me diplomatin rus që u shpall “NON grata” në Shqipëri për shkak të shkeljes së rregullave anticovid.
Ai tha se nuk kishte asnjë koment për këtë dhe se ministria ka pasur arsyet e veta se përse e ka bërë sipas presidentit.
“Nuk kam asnjë koment, mendoj se ministria ka pasur arsyet e e veta”, tha Meta.
Kujtojmë se diplomati rus Alexez Krivosheev, për shkak të mosrespektimit të masave anti-Covid u shpall person Non grada në vendin tonë.
Kjo solli edhe reagim të ambasadës ruse ku thotë se ai nuk është paralajmëruar më parë nga ana e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë se ka shkelur masat antiCOVID. Gjithashtu ato i konsiderojnë akuzat të pavërteta dhe të sajuara dhe se ministria nuk ka sjellë prova për shkeljen e këtyre masave./TCH
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...