Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, si president i sapoardhur në detyrë zhvilloi bisedën e parë telefonike me një lider të huaj me kryeministrin e Kanadasë, ku diskutuan marrëdhëniet mes dy shteteve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti i ri i SHBA-së Joe Biden telefonatën e parë me një lider shtetëror e realizoi me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.
Gjatë bisedës midis dy liderëve u diskutua rëndësia e marrëdhënieve SHBA-Kanada, bashkëpunimi në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), përforcimi i lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, thuhet në njoftim.
Biden ka theksuar se e kupton shqetësimin e kryeministrit kanadez për shkak të anulimit të projektit të naftësjellësit Keystone XL.
“Presidenti Biden edhe njëherë theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut dypalësh dhe forcimin e marrëdhënieve me Kanadanë”, njoftohet më tej.
Ndërkaq, dy liderët kanë rënë dakord që të zhvillojnë edhe një bisedë tjetër brenda muajit për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën