Një prodhues i dytë i vaksinave kundër koronavirusit ka paralajmëruar për çështje të furnizimit, duke zhgënjyer përpjekjet e Bashkimit Evropian për shpërndarjen e saj.
Prodhuesi i vaksinës në Britani të Madhe, AstraZeneca tha se çështja e prodhimit do të thoshte se vëllimet fillestare do të ishin më të ulëta nga sa parashikohej.
Komisioni Europian është duke u përpjekur që të marrë sa më shumë informacione.
Lajmi vjen pas një ndalimi të vaksinave në disa vende të Europës, për shkak të një shkurtimi të dërgesa të vaksinë Pfizer-BionTech.
AstraZeneca, e cila zhvilloi vaksinën e saj me Universitetin e Oksfordit, zbuloi situatën në një deklaratë, por dha disa detaje, shkruan BBC.

“Vëllimet fillestare do të jenë më të ulëta sesa parashikoheshin fillimisht për shkak të rendimenteve të reduktuara në një vend prodhimi brenda zinxhirit tonë të furnizimit europian,” thuhet në deklaratë.
Agjencia e lajmeve Reuters citon një zyrtar të paidentifikuar të BE të ketë thënë që kompania i kishte thënë BE se do të ulte në 31 milion – një prerje prej 60% – numrin e dozave që mund t’i japë bllokut në tremujorin e parë të këtij viti.
Ndryshe nga vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna, produkti i Astra-Zeneca pritet të miratohet nga rregullatori i ilaçeve në BE.
AstraZeneca ka nënshkruar një marrëveshje me BE-në për të siguruar të paktën 300 milion doza të vaksinës së saj.
Mediat austriake kanë raportuar se vetëm 600,000 nga dy milion doza AstraZeneca të premtuara deri në fund të marsit do të mbërrijnë në vend në kohë, me 1.4 milion të mbetura tani të dorëzohen në prill.
Një vonesë do të ishte “plotësisht e papranueshme”, tha Ministri austriak i Shëndetësisë, Rudolf Anschober./arbresh.info/
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...