Zyra për regjistrimin e partive rekomandon KQZ-në të certifikoj listën e të gjithë kandidatëve

14:57 | 22 Janar 2021
M. A.

Drejtorit të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Yll Buleshkaj rekomandon certifikimin e të gjithë kandidatëve për deputetë, pavarësisht vendimit të KGJK-së.

“Zyra ju rekomandon të certifikohet lista e parë e dërguar nga partitë politike ndërsa palët e interesuara mund të bëjnë pastaj ankesa”, ka thënë Buleshkaj.

Ai thotë se kanë pas rekomandime të ndryshme nga institucionet e ndryshme gjë që i kanë konfuzuar më shumë.

“Kemi kërkuar shkresa nga institucione të ndryshme disa na kanë ndihmuar disa na kanë konfuzuar. Zyra nuk ka arrit të marr vendim për arsye të interpretimeve të ndryshme”

“I kemi njoftuar partitë politike disa i kanë bërë zëvendësimet e disa jo. Ne do ta kalojmë listën ashtu pastaj kanë mundësi për ankesa”.

“Verifikimi i kandidatëve është bërë nga 6 institucione ne këtu nuk e kemi të qartë se cilët kandidat i plotësojnë kushtet e të cilët jo”, tha ai.

Kjo është kundërshtuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila ka thënë se nuk është e qartë se cilët kandidatë kanë plotësuar kriteret e cilët jo./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale