Jurgen Klopp mori fajin për humbjen tronditëse të Liverpoolit 1-0 në shtëpi ndaj Burnley të enjten në mbrëmje, duke thënë se gjithmonë është faji im.
Seria pa humbje e Reds në 68 ndeshje të Ligës Premier në Anfield u mbyll në një mënyrë dramatike pasi penalltia e vonë e Ashley Barnes pa vendasit të humbin dhe mbesin gjashtë pikë prapa liderëve të Manchester United në krye të tabelës.
Liverpooli kishte 27 gjuajtje në ndeshje, më së shumti në çdo lojë të tyre këtë sezon, por ende nuk ka shënuar një gol në kampionat në vitin 2021 dhe janë pesë ndeshje pa fitore.
“Ne e humbëm ndeshjen e cila është shumë e pamundur, por e bëmë atë”, ka thënë fillimisht Klopp për Sky Sports pas humbjes.
“Ky është faji im. Është detyra ime të sigurohem që djemtë kanë ndjenjat dhe besimin e duhur. Kjo nuk funksionoi”.
“Ne e kishim topin shumë dhe krijuam disa situata që janë në rregull, por vendimi ynë përfundimtar nuk është i duhur. Unë thashë të njëjtën gjë javën e kaluar”.
“Kur diçka nuk funksionon, duhet të përpiqeni më shumë, më gjatë dhe më shpesh dhe të merrni vendime më të mira. Nuk funksionoi sonte”.
“Është gjithmonë faji im”, përfundoi trajneri gjerman i Reds.
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...