Trepça ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim me rezultat 75:79 (14:15, 22:21, 17:22, 22:21), në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll
Pas kësaj fitoreje kanë reaguar edhe vetë klubi i Trepçës, të cilët me një fotografi kanë bërë një dedikim për presidentin e klubit të tyre.
Ata kanë pozuar me disa fanella në të cilat kishin të shkruar: “Për ty Kryetar”!
Kjo aludonte në Kryetarin e Klubit, Vullnet Sefaja, i cili u angazhua në KB Trepça si Kryetar gjatë vitit të kaluar.
Fitore ??
Posted by KB Trepça on Thursday, 21 January 2021
Ndryshe, ndeshja KB Prishtina-KB Trepça ishte shumë interesante nga fillimi deri në fund.
Çereku i parë ishte i baraspeshuar dhe përfundon 14:15 në të mirë të mysafirëve. Edhe periudha e dytë ishte mjaft e barabartë dhe përfundon 22:21 për vendasit dhe skuadrat shkuan në pushim me shifrat 36:36.
Bardhekaltrit e filluan më mirë periodën e tretë, duke pasur epërsi në shtatë pikë, 47:40, por mitrovicasit nuk dorëzohen dhe kalojnë në epërsi 49:52, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 43:48.
10 minutat e fundit ishin mjaft dramatike. Trepça kishte epërsi deri në 17 pikë, 57:74, por prishtinasi me një seri prej 18:0, kalojnë në epërsi 75:74. Koljeviq me pesë pikë në fund ishte vendimtar dhe hero në fund, ku Trepça triumfon në fund 75:79. Tani të dy skuadrat kanë nga katër fitore dhe 12 humbje.
Te Sigal Prishtina u dalluan Daniel Lekndreaj me 31 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Trepça më i miri ishte Ivan Koljeviq me 21 pikë e gjashtë kërcime. /GazetaExpress/
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...