Georgina Rodriguez iu gëzua pa masë suksesit të radhës të bashkëshortit, Cristiano Ronaldo.
Mbrëmë Juventusi ka fituar Superkupën e Italisë, duke e mposhtur Napolin me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në “Mapei Stadium”, shkruan portali arbresh.info
E ylli i futbollit, Ronaldo shënoi golin e tij të 760-të në karrierë duke u bërë top golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.
E Georgina sigurisht po ndihet krenare me sukseset e tij, pasi në rrjetin social Instagram një fotografi të Ronaldos, ku shfaqej me kupën në dorë pas përfundimit të ndeshjes.

“Atje ku është uniteti, atje është fitorja. Ti je një nga atletët më të mirë në histori, ti tashmë je një LEGJENDË dhe burimi i frymëzimit tim. Faleminderit dashuria ime për kaq shumë. Urime për një titull tjetër në karrierën tuaj profesionale !!! Është një krenari dhe lumturia ime më e madhe të të shoqëroj në rrugëtimin e jetës”- ka shkruar bukuroshja.
Kujtojmë se, në fundvit Cristiano Ronaldo ka qenë kryetemë mediatike këtë fundjavë, pasi u shpall futbollisti i shekullit në ceremoninë Globe Soccer Awards në një eveniment madhështor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. /arbresh.info/
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje
Zhduket një person në Gjilan