Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka reaguar pas fajësimit që i është bërë kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka nga përfaqësues të Vetëvendosjes për mos lejimin e kandidimit për deputet të Albin Kurtit dhe të tjerëve që janë të dnënuar për vepra penale.
Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se të fajësohet kryetarja e KQZ-së deri në kërcënim, se po e zbaton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është e padrejtë dhe e palejueshme. Shkruan arbresh.info.
“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin Etem Arifi, në esencë është i çuditshëm, sepse më shumë përngjan në shkrim të ri të normave kushtetuese, sesa në interpretim të normave ekzistuese, që do duhej të jetë fushëveprim i Gjykatës. Fundja vet aktgjykimi është derivat i lëndës së inicuar nga LVV”, ka shkruar Mustafa.
Ai, tha se as LDK-së nuk i ka pëlqyer ky vendim, mirëpo duhet të zbatohet vendimi i gjykatës, e cila po ashtu e rrëzoi Parlamentin.
As neve si LDK, s’na ka pëlqyer. Jo pse kufizon të drejtën e atyre që janë të dënuar për vepra penale të konkurrojnë për mandat ligjvënësi, sepse nuk shkon edhe ligjvënës edhe shkelës i ligjit, por për faktin se Gjykata e rrëzoi Parlamentin!? Pak si shumë në një demokraci Parlamentare.
Prandaj, ai ka kërkuar të mos atakohet Daka, sepse sipas tij, askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë. /arbresh.info/
Reagimi i plotë:
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu