
Democratic presidential candidate former Vice President Joe Biden speaks during the fourth day of the Democratic National Convention, Thursday, Aug. 20, 2020, at the Chase Center in Wilmington, Del. (AP Photo/Andrew Harnik)
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden bisedën e parë telefonike me një udhëheqës të huaj do ta zhvillojë të premten me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, bëri të ditur të mërkurën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Pres që ata me siguri do të diskutojnë marrëdhëniet e rëndësishme me Kanadanë si dhe vendimin e (Biden) mbi gazsjellësin Keystone”, tha Jen Psaki në konferencën e saj të parë për media.
Psaki tha se nuk ka plane për një telefonatë midis Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin dhe thirrjet e hershme të presidentit të ri do të jenë me partnerët dhe aleatët e SHBA-ve.
Më herët, Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv që i dha fund gazsjellësit Keystone XL. Ky veprim zemëroi kryeministrin e provincës Alberta të Kanadasë, Jason Kenney, i cili bëri thirrje për sanksione kundër SHBA-ve.
“Kjo është një goditje për ekonominë kanadeze dhe të Alberta-s”, tha Kenney në një konferencë për media derisa iu përgjigj anulimit të gazsjellësit, i cili do të bartte rreth 830 mijë fuçi në ditë të naftës së rëndë të papërpunuar të nxjerrë nga fushat e rërës së naftës së Alberta-s deri në shtetin amerikan të Nebraskës.
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje