“Situata me pandeminë e coronavirusit në vend po stabilizohet, numri i rasteve të të reja dhe vdekjeve është zvogëluar, numri i njerëzve të shëruar po rritet. Numri i pacientëve të shtruar në vend është përgjysmuar, gjë që ul ndjeshëm presionin mbi sistemin shëndetësor dhe personelin mjekësor”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Sipas tyre, stabilizimi i situatës është për shkak të respektimit të masave nga shumica e qytetarëve dhe inspektimeve të intensifikuara.
“Këto janë tendenca pozitive, por ne nuk duhet të relaksohemi. Përkundrazi, ne të gjithë, si më parë, duhet të vazhdojmë t’i përmbahemi vazhdimisht masave të mbrojtjes së coronavirusit.
Vaksinimi vijon si faza e fundit e luftës kundër coronavirusit.
Po presim 8.000 vaksinat e para shumë shpejt, nga kompania Pfizer, të cilat sigurohen me ndihmën e Serbisë fqinje”, thonë nga LSDM.
Përveç kësaj, shtojnë nga atje, doza të reja të vaksinës do të mbërrijnë muajin tjetër në mënyrë që imunizimi të fillojë së shpejti./telegrafi
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin