Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duhet ta mbajë vazhdimin e seancës së 29-të, në të cilët pritet të votohet propozim-ligji për regjistrimin e popullsisë, me procedurë të shkurtë.
Diskutimi për propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë, në Kuvend përfundoi më 15 janar. Atëherë u njoftua se ligji do të votohet në vazhdimin e kësaj seance, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përveç partive në pushtet, mbështetje për ligjin ka paralajmëruar edhe opozita shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternative, ndërsa kundër ka dalë opozita maqedonase OBRM-PDUKM, prej ku paralajmërojnë iniciativë për anulimin e ligjit, nëpërmjet nënshkrimeve të qytetarëve.
Kryeministri Zoran Zaev, dje njoftoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për zbatim të suksesshëm të regjistrimit.
Në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit është edhe propozim-ligji për marrje borxh nga Banka Ndërkombëtare për Ripërtëritje dhe Zhvillim, si dhe disa ligje tjera.
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...