Ronald Koeman foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Cornellàs, ku shfrytëzoi rastin për të thënë se klubi nuk është dakord me pezullimin e Messit.
“Klubi me ka thënë se janë dy ndeshje pezullim dhe nuk është dakord me këtë sanksion, por të shohim. Ka gjëra për të cilat duhet të mbrohesh që të ulet dënimi. Mungesa e Messit. Jemi stërvitur së bashku dhe Leon e kam parë entuziast, asgjë tjetër të veçantë. Të gjithë jemi të trishtuar për rezultatin në Superkupën e Spanjës. Jemi në rrugën e përmirësimit të gjërave, sidomos në fazën mbrojtëse. Leo është shumë i përfshirë në këtë temë.”

Interesimi i PSG-së për Messin: “Nëse do të më pyesni nëse kam interes për Neymarin dhe Mbappenë do të përgjigjesha po. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe nuk mund të jap mendim.”
Ndeshja me Cornellàn: “Ka ekipe që luajnë në fushë me bar artificial, ndërsa ne nuk jemi mësuar. Për ta është ndeshja e vitit, për ne e radhës. Duhet të avancojmë sepse jemi Barcelona. Varet shumë nga mentaliteti.”
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje