Komisioni i Ligjeve ka miratuar shtimin e numrit të prokuroreve të Prokurorisë së Posaçme. SPAK do të jetë me 20 prokurorë, nga 13 që ka aktualisht, pas kërkesës se bërë nga drejtuesi i këtij institucioni, Arben Kraja dhe sot ka marrë miratimin e “Ligjeve”.
Kjo kërkesë është miratuar gjithashtu edhe nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Vendimi do të jetë formal, pasi Kuvendi, në buxhetin e miratuar për SPAK për vitin 2021, ka përcaktuar fondin për prokurorët shtesë të strukturës kundër krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet.
SPAK ka nisur punën në 12 dhjetor 2012 dhe sipas ligjit duhet të përbëhet nga 15 prokurorë, por sot kjo strukturë ka vetëm 13 prokurorë. Për dy prokurorë nuk ka përfunduar ende procedura e emërimit, pasi janë në proces Vetingu.
Me lëvizjen e fundit, SPAK do t’i shtohen edhe 7 prokurorë, pesë të rinj dhe dy që janë në proces rekrutimi./TCH
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...