Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i përkujtoi 400.000 viktimat amerikane të koronavirusit në mbrëmjen e së martës në Washington DC, ndërsa shumë qytetarë u solidarizuan në rrjetet sociale për përkujtim kolektiv.
Shifra e tmerrshme e viktimave u arrit të martën. Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 në ShBA ka shkuar në 401.128 persona, ndërsa mbi 24 milionë janë infektuar. Të dyja shifrat janë bindshëm më të lartat në botë.
“Për t’u shëruar, ne duhet të kujtojmë. Nganjëherë është vështirë të kujtojmë, por kështu shërohemi. Është me rëndësi që ta bëjmë këtë si komb”, tha shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë gjatë ceremonisë për përkujtimin e viktimave të pandemisë.
Ceremonia u organizua nga komiteti inaugurues i Bidenit, i cili ngjarjen e përshkoi se mundësi për të reflektuar dhe për t’i nderuar ata që nuk janë më. Ky komitet bëri thirrje për një moment kombëtar të unitetit, duke kërkuar nga amerikanët që të ndezin qirinj në dritare, shkruan The Guardian./Arbresh.info/
Larry Thomas largohet nga Ylli
Gucati: Salih Mustafa keq me shëndet, babai në gjendje kriti...
Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi rre...
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i lënd...
KQZ certifikon 169 vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme
Galatasaray po e ndjek me vëmendje një sulmues të Milanit