Analisti Jusuf Thaçi dhe gazetari Xhevdet Pozhari kanë treguar se cfarë mund të bëjë kryetari i VV’së, Albin Kurti, që do t’i bënte ata të mos e votonin këtë të fundit.
Thaçi dhe Pozhari në emisionin Pressing kanë thënë se nuk do të votonin Kurtin nëse ai do të hiqte dorë nga bashkimi kombëtar.
Derisa diskutohej për listën e VV’së në zgjedhje, analistët thanë se tani ka njerëz të ndryshëm në këtë listë dhe me pikëpamje të ndryshme.
“Brenda kësaj liste njerëz që besojnë në integrim më të thellë kombëtar, ndërsa ka edhe të tillë që duan të ruhet statuskuoja dhe Kosova të mbesë shtet i vetëm. Pra kosovacentrizëm”, u tha aty.
Thaci dhe Pozhari dytë thanë se vota e tyre nuk do të shkonte për Kurtin nëse ai largohet nga kauza e bashkimit kombëtar, pasi ajo ishte njëra ndër kauza kryesore me të cilën është ngritur ai dhe ka fituar besim.
Panelistët thanë se po të ndryshonte qëndrim Kurti do të ishte shkelje e parimeve të tij, ndërkohë që u pajtuan se me forcimin e shtetit të Kosovës kjo kauzë do të afrohej më shumë.
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...
Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...
Dy të vrarë në Kiev teksa Rusia i vazhdon bombardimet në Ukr...
Aksioni në Malishevë, 50 komisionerë shoqërohen në polici pë...
Tek Real Madridi janë të habitur me rastin e Endrickut dhe t...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi