Sipas të dhënave të Qendrës për Shëndet Publik në këto dy javë ka pasur rënie të madhe të rasteve të reja me coronavirus dhe tani mesatarisht ka rreth 2.400 të infektuar në javë.
Përqindja nga testet lëvizë nga 11 deri 19 për qind, ndërsa mesatarja është 16 për qind. kjo do të thotë se masat shëndetësore dhanë rezultate, megjithatë numri i infektimeve të reja nuk bie nën 10 për qind. Nuk dihet nëse kjo është rezultat i festave të vitit të ri dhe kjo mbetet të shihet për periudhën e ardhshme.
Këtë javë ka pasur për 8.4 për qind më shumë teste në krahasim me javën e kaluar, ndërsa Shkupi, Renja, Kavadari, Ohri, Berova, Krusheva dhe Pehçeva kanë më së shumti raste në 100 mijë banorë.
Numri i rasteve të vdekjes është më i madh në krahasim me javën e kaluar. Gjatë kësaj periudhe (11-19 janar) kanë humbur jetën 79 persona në 23 qytete, që është për6.8 më shumë se java e kaluar. Prej tyre, 62 kanë qenë mbi 60 vjet, 13 persona të moshës 50-59 vjet, tre persona 40-49 dhe një person 30-39 vjet./Telegrafi/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit