Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka nisur 30 mostra për analiza më të thella në Gjermani, për shkak të dyshimit të variantit të ri të coronavirusit.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Xhevat Jakupi, drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK.
“30 monstrat janë nisur ditën e hënë”, konfirmoi ai.
Mostrat do të dërgohen në Universitetin “Charite” në Berlin, i cili është një nga laboratorët referent të OBSH-së.
Ndërkohë, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 267 raste të reja me coronavirus. Numri i viktimave nga virusi ka arritur në 1 mijë e 411, derisa raste aktive janë 5 mijë e 275.
Vlen të ceket, që varianti i ri i coronavirusit është konfirmuar në dhjetor të vitit 2020 në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se varianti i ri po përhapet më një shpejtësi të madhe.
IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë kanë kërkuar nga qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj coronavirusit./Arbresh.info/
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...