Drenica ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të majtë, Klevis Shaqe.
21-vjeçari ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore me mundësi rinovimi për një tjetër edicion, shkruan lajmi.net.
Njoftimi i plotë i klubit pa ndërhyrje:
Shaqe firmos më Drenicën!
Durrës – 18 Janar 2021
Mbrojtësi i majtë, Klevis Shaqe ka firmosur me klubin dhe do të jetë përforcimi i radhës i ekipit.
Prezantimi i lojtarit u bë në praninë e kryetrajnerit Bledar Devolli dhe menaxherit të futbollistit Ardi Gjanci.
21 vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në përfundim të këtij stinori me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Shaqe i’u bashkua menjëherë pjesës tjetër të ekipit në Durrës, ku skuadra po zhvillon fazën përgatitore.
Klevis Shaqe para se te transferohej te Drenica ishte pjesë e KF Turbina (Cërrik)”, shkroi klubi në Facebook.
Eurovizioni feston 70-vjetorin në Vjenë
Rregull i ri për automjetet në Bashkimin Evropian
YouTube teston një funksion të ri
Uji në gju nuk duhet shpërfillur: Shenjat që tregojnë kur du...
Yndyrat nuk duhen shmangur: rëndësi ka cilat zgjidhni dhe si...
Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje