Përurohet aneks-objektit i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë

08:24 | 18 Janar 2021
M. A.

Sot më 18 janar 2021, do të bëhet përurimi i aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë(AKF), një investim ky i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në ceremoninë e përurimit të këtij objekti do të marrin pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, Ambasadorë të akredituar në Kosovë, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Ceremonia do të mbahet sot, e hënë më 18 janar, duke filluar në 9:30, në objektin e AKF-së, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve.

Ftojmë mediat të marrin pjesë në këtë aktivitet, duke respektuar masat mbrojtëse nga COVID-19, përfshirë maskat dhe distancën.

Shpërndaje në rrjete sociale