Piktori i njohur Mustafa Arapi është infektuar me COVID-19 dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në spitalin “Shefqet Ndroqi”
.Lajmin e ka bërë me dije vajza e tij Dorina Arapi me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ajo i bën apel kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që t’i japin vëmendjen e duhur të atit, që siç e quan ajo është personalitet i kulturës shqiptare. Ajo shton se i ati është një vlerë për shtetin dhe kulturën, raporton abcnews.
“Dje babi im, Mustafa Arapi, u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Për shkak të kovidit, i është prekur një pjesë e mushkërive.
Mustafa Arapi, babai im, është baba e bashkëshort i shkëlqyer, mik, njeri i nderuar, piktor i nivelit botëror, restaurator i shkëlqyer me një kontribut prej 40 vjetësh në fushën e restaurimit. Nga puna e tij restauruese, sot brezat e rinj dhe kultura shqiptare trashëgon dhe admiron Onufrin, Qipriotin, Çetirët, Zografët, banesa tradicionale, kisha, afreske, ikona e studimeve e plot të tjera. Pedagog, artist, studiues, pjesëmarrës i lëvizjeve të dhjetorit ’90, Mustafa Arapi meriton vëmendjen maksimale të shtetit, pavarësisht të gjitha shërbimeve që mjekët e infermierët po i ofrojnë. I falënderoj shumë mjekët, infermierët e gjithëkënd në spital që po i dedikohen pacientëve në këto momente të vështira!
Por i drejtohem Kryeministrit z. Edi Rama, Ministres së shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu, që shteti dhe institucionet të japin vëmendjen e duhur për babain tim dhe për këtë personalitet të kulturës shqiptare. Unë e dua babain tim me jetën time, por ai është dhe një Vlerë për shtetin e kulturën shqiptare. Ju faleminderit nga zemra gjithëkujt për ndihmën e vëmendjen! Shpërndajeni këtë mesazh,… kush dëshiron”, shkruan ajo.
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...