Njerëzve nga disa vende me rrezik të lartë që hyjnë në Zvicër do t’u kërkohet karantinë.
Kushdo që kërkohet të bëjë karantinë duhet ta bëjë këtë për një periudhë dhjetë ditore.
Qeveria Zvicerane ju rekomandon që të mbani 1,5 metra distancë nga njerëzit, të vishni një maskë dhe të shmangni transportin publik.
Vendet në listën e karantinës së Zvicrës po azhurnohen vazhdimisht.
Kur të arrini në Zvicër, ju duhet të kontaktoni autoritetet shëndetësore kantonale brenda dy ditësh, shkruan The Local.
Edhe nëse keni dëshmi të një testi negativ, përsëri do t’ju kërkohet të bëni karantinë për dhjetë ditë.
Për dhjetë ditë pas mbërritjes tuaj në Zvicër duhet të qëndroni në shtëpinë tuaj ose në ndonjë strehim tjetër të përshtatshëm pa dalë jashtë.
Ju kërkohet të shmangni kontaktin me njerëzit e tjerë.
Ju mund të lini karantinën pas dhjetë ditësh vetëm nëse nuk keni simptoma.
Qeveria Zvicerane ka bashkuar udhëzime të hollësishme të karantinës në anglisht.
Kushdo që nuk arrin të bëjë karantinë për një periudhë dhjetë ditore do të dënohet me gjobë deri në 10,000 franga zvicerane.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...