I biri i ish-presidentit Hashim Thaçi, nuk është propozuar si kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ndonëse në media është raportuar se Endrit Thaçi do t’i hyjë garës për deputetë, kjo nuk po del të jetë e vërtetë.
Portali arbresh.info nga burimet brenda PDK-së, mëson se kjo nuk është diskutuar pasi vet Thaçi nuk ka shprehur interesim që të hy jë në këtë garë elektorale.
“Endrit Thaçi nuk do të jetë pjesë e garës për deputet kjo pasi ai vetë nuk e ka shprehur këtë, dhe se spekulime janë ato që po raportohen se do të jetë pjesë e listës së PDK-së”, ka thënë ky burim për arbresh.info.
Kurti pret drejtuesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të...
“Thuaji, s’i ke parë kurrë”, prokuroria shfaq në ekran përgj...
“Shkurt, po, jo, mos filozofo” – ZPS zbardh 9 përgjime të Th...
Policia e Kosovës sqaron dhe mohon lajmet e rreme për të sht...
Një muaj paraburgim për dy punonjës të KEDS-it të dyshuar pë...
Kapet me kokainë një person në pikën kufitare në Morinë