Sektori i gastronomisë është një nga sektorët më të ndikuar nga pandemia.
E gjobat ndaj këtij sektori nuk ishin edhe të ulëta për shkelje të masave të Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Deri më tani gjoba në vlerë 2.5 milionë euro janë shqiptuar ndaj hoteleve dhe lokaleve në Kosovë të cilat kanë thyer këto rregulla.
“Janë dënuar diku 5 mijë subjekte me gjoba prej 500 eurosh, dhe nëse llogaritet diku 2.5 milionë euro është shuma e përgjithshme”, ka thënë përfaqësuesi i gastronomëve, Arjan Vranica.
Ai thotë se nuk është në rregull që subjektet politike të mbajnë tubime në kundërshtim me masat anti-COVID.
“Këto tubime shpërfaqin vullnetin real të partive politike në luftimin e pandemisë, pasi që të dalin dhe të shfrytëzohen këto hapësira të cilat kanë qenë të ndalura me vendimin e qeverisë, sallat e dasmave në këtë rast, nuk është në rregull”, ka thënë ai.
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga
Të arrestuarit për dallavere me patentë shoferë, Basha njoft...
Kryeqyteti ka pranuar donacion prej 10,000 kg agjent shuarës...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike