Punëtorë të Zyrës së Kryeministrit janë futur në grevë.
Në lidhje me këtë çështje është krijuar një këshill grevist i cili përbëhet nga Arben Krasniqi, Isa Hajdari dhe Arlinda Sejdiu-Likaj, shkruan arbresh.info.
Në një adresim për media ata kanë thënë se mbi gjysma e zyratëve të zyrës së kryeministrit dhe zyrtarë të ish Ministrisë së Integrimit Evropian kanë hyrë në Grevë më 14 janar 2021 dhe kanë vazhduar atë ditën e sotme.
Kërkesa e tyre është anulimi i Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit. Kjo Rregullore është duke u kundërshtuar për shkak të shkeljeve ligjore të cilat kanë ndodhur gjatë procesit të hartimit të saj.
Ky është njoftimi i plotë:
15.01.2021 Komunikatë për Media Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ju njoftojmë se mbi gjysma e zyrtarëve të Zyrës së Kryeministrit dhe zyrtarë të ish Ministrisë së Integrimit Evropian kanë hyrë në Grevë më 14 janar 2021 dhe kanë vazhduar atë ditën e sotme. Kërkesa e vetme e grevistëve është: Anulimi i Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.
Kjo Rregullore është duke u kundërshtuar për shkak të shkeljeve ligjore të cilat kanë ndodhur gjatë procesit të hartimit të saj. Grevistët e vlerësojnë se kjo Rregullore përbën shkelje të shumta procedurale dhe materiale të legjislacionit në fuqi.
Greva do të vazhdojë deri në Anulimin e Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit. Me nderime, Këshilli Grevist./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër