Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar për krijimin e Fondit Emergjente për sanimin e dëmeve që janë shkaktuar nga vërshimet që ndodhën ditëve të fundit në disa qytete të Kosovës.
Ai tha se fillimisht përmes këtij fondi do të mbështeten familjet të cilave u janë shkaktuar dëme në shtëpitë e tyre të banimit.
“Më vjen keq që vërshimet kanë ndodhur në shumë komuna. Dje kam pasur një diskutim me kryetarët e komunave., janë dëme që kanë ndodhur në toka bujqësore, në infrastrukturë dhe dëme në shtëpi të banimit. E mira është që nuk ka raste fatale nga këto vërshime. Me Fondin Emergjent ne do të mbështesim dëmet në shtëpitë e banimit. Fillimisht do të mbështesim familjet që u janë dëmtuar shtëpitë nga vërshimet”, ka thënë ai./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...