Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur rreth vaksinës Pfizer të ardhur në Shqipëri.
Sipas Ramës kontrata e Pfizer do të bëhet publike, pasi do dërgohet në Parlament.
Rama në “Open” në Top Channel ka shtuar se vaksinimi pritet dhe ka ambicie të mbyllet për 14 muaj në vendin tonë.
“Kemi garantuar 500 mijë doza. 10780 do vijnë në janar. Do vijnë rreth 30 mijë në shkurt. kemi parashikuar me tre skenar ta mbyllim për 14 muaj. Në skenarin e tretë është në 24 muaj. Spanja tha se do e mbylli në vitin 2024 . Duam të jemi ambiciozë dhe ta mbyllim në 14 muaj. Ajo që po them është se ne në bazë të këtij plani jemi të vendosur se duke ecur me shpejtësi të shkëpusim hallka. Vaksinimi ka dy efekte tek personi dhe tek komuniteti për të mos përhapur. Janë 2.2 milion e përafërt që presin.” ka thënë Rama.
KQZ: Rinumërohen 1,500 vendvotime, procesi përfundon në 22 k...
Aksioni i dytë i policisë brenda ditës: Zbulohet arsenal arm...
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...
Cilat janë dyshimet ndaj tre kryesuesve të QKN nga grupi i p...