Ministria e Shëndetësisë ka propozuar masat e reja kufizuese kundër virusit Covid-19.
Ndalohet lëvizja e qytetareve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 21:30 në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore të dokumentuar në, mënyrë te përshtatshme, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësore, të sigurisë, të drejtësisë dhe te ngjashme;
Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 21:30 në orën 05:00, përveç:
Personelit shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme,
Qytetareve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë),
Operatorëve ekonomik dhe transportit të mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionim e zinxhirit te furnizimit,
Kompanive ndërtimore,
Operatoreve që kryejnë pune publike.
Operatoret ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-21:00.
Qendrat tregtare lejohen te punojnë nga 05:00-21:00.
Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-21:00, ndërkaq pas orës 21:00 punojnë vetëm me shërbim “porosi me dërgese”.
Institucionet publike dhe private obligohen te punojnë vetëm me staf esencial, përcaktohet me vendim te secilit institucion në veçanti;
Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% te kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë te familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe te ngjashme), lejohet te punojnë vetëm deri në orën 21:00 duke shfrytëzuar deri 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjate stërvitja eve në hapësirat e mbyllura mund te marrin pjese deri 20 persona, ndërsa gjate garave deri 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar ne “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.
Të gjitha masat:
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...