Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 394.035, prej të cilëve 4.170 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 244.929, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 23.624.087.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 13,97 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 277,4 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,84 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 40.184 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,51 milionë raste dhe Brazili me mbi 8,25 milionë./AA/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...