Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Dr. József Bencze.
Haziri e ka falënderuar ambasadorin Bencze për vizitën, duke njoftuar se gjatë takimit kanë biseduar për disa aspekte të bashkëpunimit në të ardhmen.
“Ambasadori i shtetit mik, Hungarisë, z. Bencze e ka vizituar fillimisht Universitetin “Kadri Zeka”, në vitin e Kadri Zekës, duke na bërë nder të gjithëve, duke prezantuar programin për studentët për të studiuar në universitetet të Hungarisë. Unë e njoftova ambasadorin për zhvillimet pozitive në Gjilan. Besoj që do të takohemi shumë shpejt për t’i zhvilluar programet tona të përbashkëta në nivel komunal”, tha Haziri.
Ndërkaq, ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, Dr. József Bencze, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen e ngrohtë, derisa konfirmoi se kanë bashkëbiseduar për bashkëpunimin në disa programe, në aspektin ekonomik, të edukimit e të kulturës./arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...