Në shtëpinë e të moshuarve në qytetin e Italisë, Montefalcione, është krijuar “dhomë përqafimi” për banorët e qytetit të cilët nuk kanë mundur të përqafojnë të afërmit e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Propozimi u dha nga Konsorciumi A5 i Shërbimeve Sociale Irpinia në rajonin Avellino, në jug të vendit.
Me këtë zbatim u mundësohet njerëzve që jetojnë në shtëpinë e të moshuarve të përqafojnë, të flasin dhe të shtrëngojnë duart me të afërmit e tyre.
“Dhomat e Përqafimit” janë provuar dhe testuar në shumë qendra në Italinë veriore.
Për të hyrë në këto dhoma me pjesë plastike, vizitorët veshin rroba mbrojtëse.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...