Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ftuar bashkatdhetarët që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, “për të bërë ndryshimin në vendin tone”.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se partia që ai aktualisht udhëheqë ka plane konkrete për diasporën.
“Sot është hapur afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ju ftoj të gjithëve që të regjistroheni deri më 21 janar dhe ta shfrytëzoni të drejtën për ta bërë ndryshimin në vendin tonë.
PDK ka plan konkret për diasporën, përfshirë tri vende në listën për deputetë, ulëse të rezervuara për diasporën në Kuvendin e Kosovës, rikthimin e Ministrisë së Diasporës me ministër nga diaspora dhe lirimin nga obligimet e sigurimit kufitar”, ka shkruar ai në Facebook
Ushtarë të KFOR-it zhvillojnë kualifikime për qitje në Camp ...
Arlind Sejdiu i bashkohet FC Ferizajt
Osmani dhe Haradinaj diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvil...
BE dhe vendet arabe kundër zgjerimit izraelit në Bregun Perë...
Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...