Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka nisur një bashkëbisedim me një grup qytetarësh të njesisë nr..10 në Tiranë. Në këtë takim ka rënë fjala edhe për rastin më flagrant të korrupsionit dhe abuzimin në sistemin shëndetësor sidomos në kushtet e pandemisë, pagesa deri në 8 milionë lekë në dorë bërë një sanitareje në spitalin Covid 2 për njëpaciente të sëmurë dhe që ndërroi jetë.
“Ajo që është më e dhimbshmja në çdo takim është si ky shtet mund të jetë kaq armiqësor me ne, – tha Kryemadhi ndër të tjera. – “Mirë që shteti është armiqësor me ju politikanët, por pse duhet të jetë kaq armiqësor me mua, kështu me thonë.
Rasti i djeshëm i vajzës që ka paguar 8 milionë lekë për nënën ka qenë flagrant. Është absurde mënyrë si familjarët nuk komunikonin me pacientët dhe kjo iu faktua dje.
Shteti duhet të jetë institucioni që i përgjigjet njerëzve. Ne prandaj paguajmë taksa, por është kthyer në një xhelat të njerëzve.
Njerëzit kanë dëshirën e madhe për ta ndryshuar këtë realitet. Secili nga ne duhet të bindë një mik, një shok, që të shkojë të votojë në 25 prill, sepse 25 prilli do të ndëshkojë dhe do të vlerësojë”.
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë ...
Memoriali i Adem Jasharit, Rama: Do të jetësohet zëri i hero...
Top 10 yjet që do të debutojnë në Kupën e Botës 2026: Nga Ha...
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...
Zbulohen planet që ka Mourinho me talentin brazilian, Endric...