Ministri i Qeverisë në detyrë, Blerim Kuçi, gjatë ditës së sotme ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.
Në postimin e tij në Facebook, ministri Kuçi, ka publikuar dokumentin e njoftimit të dorëheqjes së ish-ministrit në detyrë, ku thuhet se Kuçi ka kërkuar gjatë ditës së djeshme nga kryeministrit lirimin e tij nga pozita e ministrit, shkruan arbresh.info.
Ndërsa, në anën tjetër, kërkesën e tij për dorëheqje nga posti i ministrit në detyrë Kuçi e ka dorëzuar edhe në Zyrën e Kryeministrit.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.
“Kryeministri ka pranuar një letër kërkesë nga Blerim Kuçi për lirim nga detyra. Ka kërkua lirim nga detyra me arsyetimin se dëshiron të angazhohet në fushatë”, tha ajo për arbresh.info.
Bëjmë të ditur se, Kuçi kishte pranuar detyrën e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit më 5 qershor 2020. Ndërkohë zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen më 14 shkurt./Arbresh.info

Lexo edhe:
https://www.arbresh.info/lajmet/jep-doreheqje-ministri-blerim-kuci-keto-jane-arsyet/
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që t...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...