Policia e Kosovës përmes raportit të 24 orësh ka bërë të ditur se nga aksioni i djeshëm i PSD-së, kanë mbetur të lënduar tre zyrtarë policor.
“Disa persona janë grumbulluar para stacionit policor dhe kanë filluar të shkruajnë grafitë dhe kanë vendosur pankartë. Organizatorët dhe simpatizantët nuk iu kanë bindur urdhrave të zyrtarëve policor, një person është arrestuar dhe 15 të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor. Gjatë arrestimit dhe shoqërimit, janë lënduar tre zyrtarë policor, ku kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit personat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Ushtarë të KFOR-it zhvillojnë kualifikime për qitje në Camp ...
Arlind Sejdiu i bashkohet FC Ferizajt
Osmani dhe Haradinaj diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvil...
BE dhe vendet arabe kundër zgjerimit izraelit në Bregun Perë...
Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...