I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka darkuar së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes një statusi në Twiter, Lajçak ka thënë se e vlerëson vizitën e Osmanit, pikëpamjet e saj për situatën në Kosovë, zgjedhjet parlamentare dhe dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Arbresh.info.
“Mirë që të darkojmë sonte në Bruksel me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani. E vlerësova shumë kur dëgjova pikëpamjet e saj për vizitën në Bruksel, situatën në Kosovë, zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe dialogun Beograd-Prishtinë”, ka shkruar Lajçak në Twiter.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, u.d. Presidentja Osmani të mërkurën do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stéphanie D’Hose.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...