Janë çdo ditë në vijën e parë të frontit duke e luftuar koronavirusin. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani 30 punonjës shëndetësorë të vdekur nga COVID-19 , prej tyre 18 mjekë, ndërsa mbi tre mijë punonjës shëndetësorë të infektuar. Përfaqësues të profesionistëve shëndetësorë vlerësojnë se ndër shkaqet e infektimit dhe vdekjeve të tyre janë masat mbrojtëse jo adekuate dhe orari i stërzgjatur i punës.
Vdekja e specialistit të epidemiologjisë Muhamet Avdyli nga Peja çoi në 18 numrin e viktimave me koronavirus nga radhët e mjekëve pa përfshirë këtu profilet e tjera të personalet shëndetësorë.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani me koronavirus u infektuan mijëra punëtorë shëndetësorë.
Por pse ndodhi ky numër i vdekjeve si dhe infektimi kaq i gjerë i personelit me Covid-19.
“Janë kombinim i shumë faktorëve, ndër ta është mbingarkesa, lodhja për shkak të punëve me orare të gjata dhe në shumë raste, sidomos në fillim të pandemisë, ka qenë mos pasja e masave adekuate mbrojtëse të personelit”, tha Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve.
“Stërlodhja, stërzgjatja por edhe kushtet në fillim kanë qenë të vështira, mos njohja e virusit e kanë pru një situatë të tillë”, theksoi për RTV21, Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë.
Në këtë kohë kur numri i infektimeve të personelit mjekësorë dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë është mjaft i lartë, shpresë për ta është vaksina kundër Covid-19 e paralajmëruar si ndihmë nga Shqipëria.
Zbulohen planet që ka Mourinho me talentin brazilian, Endric...
Italia: Konfliktet globale po testojnë qëndrueshmërinë e NAT...
Sipas MARCA-s, Perez është i gatshëm t’i bëj ofertë ma...
Irani njofton për ndalje të sulmeve ndaj Izraelit
Aksion kundër krimeve kibernetike: Zbulohet skema e mashtrim...
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...