Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në njërën nga bankat në Prishtinë.
Përmes videove të siguruara nga portali arbresh.info shihet se brenda hapësirave të bankës është futur një person i dyshuar, i cili nën kërcënimin e armës ka marrë një vlerë të caktuar parash, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë të cilët po e hetojnë rastin.
Lajmin për arbresh.info po ashtu e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtines, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një i dyshuar që po ashtu dyshohet të kishte dhe armë me vete ka grabitur një vlerë të caktuar parash dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, tha Ahmeti./arbresh.info/
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend