Për shkak të vërshimeve, në disa komuna sot është ndërprerë furnizimi me ujë.
Ndërprerja e ujit është bërë edhe në Fushë Kosovë.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ”, ka njoftuar se disa zona të Prishtinës janë pa furnizim me ujë të pijshëm.
Sipas kësaj kompanie, arsyeja e mosfurnizimit me ujë është ndërprerje e energjisë elektrike nga ana e KEDS-it.
Njoftimi i plotë:
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton konsumatorët e këtyre zonave: Vragolia, Henc, Miradi e Ulët, Sllatina dhe Parku i Biznesit se, aktualisht janë pa furnizim me ujë të pijshëm.
Arsyeja e mos furnizimit me ujë të konsumatorëve që furnizohen nga stacioni i pompave në fshatin Vragoli, është ndërprerja e energjisë elektrike nga ana e KEDS pasi që, për shkak të vërshimeve në vendin tonë, shumë trafostacione janë në ujë dhe nuk mund të specifikojmë orar të caktuar të rikthimit të furnizimit me ujë , vetëm bazohemi dhe po e përcjellim në vazhdimësi situatën e krijuar deri në stabilizimin e saj.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...