15 aktakuza janë ngritur ndaj 15 personave për vepra penale që ndërlidhen me falsifikim te dokumenteve dhe krime financiare.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 15 të pandehurve për veprat penale.
Ky është njoftimi i plotë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër pesëmbëdhjetë të pandehurve me inicialet A.K, A.K, I.V, B.I, S.F, F.M, A.D, Xh.K, E.J, B.H, N.E, H.K, K.M, T.B, D.R , për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal Republikës së Kosovës (KPRK-së), “Kontrabandimi i Mallrave”, nga neni 317 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), “Shmangie nga tatimi”, nga neni 313 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), dhe “Shpëlarje e parave”, në kundërshtim me nenin 302, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ( Kodi Nr.06/L-074), lidhur me nenin 56 (1) (1.5) të Ligjit Nr.05/L-096 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit”./arbresh.info/
Hygerta vlerëson Elijonën, ia ke dalë
Muçi asiston në fitoren e Trabznosporit
Tottenham – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare
Mediat ndërkombëtare që shkruan për fjalën përmbyllëse të H...
Joan Laporta sulmon Real Madrid: Për një herë që nuk u dhuru...
“E përmbyllëm javën e Pavarësisë”, Haradinaj ngjitet në majë...