Këngëtarja shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, krahas karrierës profesionale shpesh herë në faqet rozë është përfolur edhe për jetën private.
Ajo muaj më parë deklaroi se është në një lidhje dashurie, ndërsa siç la të kuptohej partneri i saj ishte djaloshi nga Shqipëria, Xhuljo Tabaku, shkruan portali arbresh.info
Së fundmi, në Instagram ajo u ka mundësuar ndjekësve që të pyesin pyetje të ndryshme, të cilave Fifi iu përgjigj.
Ajo u pyet se përse ndonjëherë thotë se është e dashuruar e ndonjëherë e mohon një gjë të tillë, kurse për këtë ajo pati një arsyetim.

“Un nuk e kam mohuar asnjëherë që jam e dashuruar. Mohoj që jam në lidhje sepse nuk jam, realisht nuk jam”, tha Fifi.
Fifi në anën tjetër këtë vit ka qenë tejet aktive me projekte muzikore.
E fundit mbetet “Du&Ich” në duet me DJ-Gimi O dhe Bardhyl Idrizin. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...