Dy mbrojtësit e SC Gjilanit, njëri i majtë e tjetri i djathtë, kanë ndarë rrugët me “kuqebardhët” e Gjilanit.
Jackson Ferreira nga shteti i Brazilit i cili ka djersitur fanellën e Gjilanit, ka ndarë rrugën me skuadrën e Gjilanit edhe pse ky futbollist kishte pasur
paraqitje mjaft të mira.
Rrugës së Ferreirës para dy ditësh kishte bërë edhe futbollisti Erlis Frashëri, mbrojtësi i djathtë i cili sipas tij me marrëveshje të dy anshme ka shkëputur kontratën me SC Gjilanin.
A është ky një paralajmërim në radhët e SC Gjilanit se krerët e kësaj skuadre po përdorin “fshesën” për disa futbollist mbetet të shihet në vazhdim?
Skuadra e Gjilanit tani vetëm ka filluar përgatitjet për stinorin pranveror./Arbresh.info/
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë